Fun & Video

I propozoi në publik, arrestohet çifti iranian

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 13 March 2019

Duhej të ishte një moment romantik që nuk do të harrohej kurrë për arsye lumturie, por në fakt ndodhi e kundërta.

Propozimi për martesë në qytetin verior Arak do të mbahet mend nga një çift iranian për arsye se ishin arrestuar.

Videoja e propozimit që u bë virale në Iran bëri që të reagojë edhe policia duke i arrestuar djalin dhe vajzën.

-Advertisement-

Ata u arrestuan për arsye se shkelën rregullat islamike, më saktë ata nuk respektuan faktin se shfaqja e dashurisë në publik është e ndaluar me ligjet islamike të Iranit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera