Lajme

Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale për rrugën Prishtinë – Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 30 April 2024

Zëvendësmnistri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi është ftuar për tu intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Durmishi i cili ka thënë se është ftuar në lidhje me nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë, shkruan Gazeta Infokus.

Durmishi ka akuzuar prokurorinë duke thënë se përderisa ai ishte duke pritur të ftohet në lidhje me lëndën të cilën ka tashmë tre vite që e ka dorëzuar në Prokurori, atë e kanë ftuar për një rrugë që sipas tij duket se dikujt po i pengon dinamika e punimeve.

-Advertisement-

Madje sipas tij Prokuroria Speciale në këtë rast e ka ftuar atë përintervistim në cilësinë e Zv. Ministrit duke u bazuar vetëm në deklaratat e një operatori ekonomik e që kjo për Durmishin është e pakuptimtë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj të ju njoftoj se kam pranuar një ftesë nga prokuroria speciale për intervistë me datën 8 maj. Kur e mora ftesën mendova që më në fund po më ftojnë për të më pyetur për lëndën që e pata dorzuar në prokurori speciale para gati tri viteve. Por jo, ata më kishin ftuar për nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë. Me gjasë dikujt po i pengon dinamika e punimeve në këtë projekt sepse gjithçka po ecën sipas planit.

Të ftosh zv.ministrin për intervistim duke u bazuar në spekulimet e një operatori ekonomik, edhe pas vendimit të OSHP- së që na jep të drejtë neve si autoritet kontraktues, më duket sinqerisht e pakuptimtë. Ankesa e atij operatori ekonomik është shpallur e pabazuar edhe me vendim.

Sa e sa raste kam dërguar në prokurori speciale, prokurori themelore e polici të krimeve ekonomike dhe asnjë deri më tash nuk po trajtohet, përkundrazi zvarriten me vite e vite edhe pse ka fakte sa të duash për krim e korrupsion. Rasti i mirëmbajtjes së urave p.sh ku nga 500 mijë euro të planifikuara në fund kontrata përfundon në 5 milionë e 300 mijë euro. Nuk e di çfarë fakti tjetër i duhet prokurorit për të vepruar!

Unë me datë 8 maj do të shkoj në Prokurori Speciale për të ju treguar që jam i lumtur që jam nënshkrues i kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.  Do të doja që edhe projektet tjera të ecnin me dinamikën e punëve që po bëhen në këtë rrugë. Do të vazhdoj që t’a kryej punën time me nder e përkushtim pavarësisht pengesave që na dalin gjatë rrugës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera