Lajme

Hykmete Bajrami ka një thirrje për Qeverinë e Kosovës

Autori: Ermirë Berisha 23:19 | 04 October 2022

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka bërë thirrje qeverisë që nesër ti ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, shkruan Gazeta inFokus.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se nuk është e drejtë që punëtorëve administrativ tu dalin pagat e mësimdhënësve jo.

“Të gjithë ju që po e mbroni Qeverinë për mosekzekutim të pagave për punëtorët e arsimit dhe po thirreni në zbatushemëri të ligjit, a e dini se pagat iu kanë dalë punëtorëve të administratës të cilët po ashtu kanë qenë në grevë gjatë shtatorit? Po besoj të gjithë pajtohemi se: “Më keq se moszbatimi i ligjit është zbatimi i tij në mënyrë selektive”. Të ekzekutohen pagat nesër!”, ka shkruar deputetja./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera