Lajme

Hykmete Bajrami: Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 11 September 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar me një deklaratë të ashpër për zhvillimet politike në vend, duke thënë se “është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet”.

Bajrami ka deklaruar se një nga veprimet e para në Kuvend, sipas saj, do të jetë jetësimi i nismës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës.

“Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, ka shkruar Bajrami.

-Advertisement-

Ajo ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si, sipas saj, është ushtruar pushteti, duke e lidhur këtë me premtimet elektorale për bashkim kombëtar.

“Ky vend nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy