Hungaria shtyn sërish votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 15 March 2023
Hungaria pritet të shtyjë prapë votimin për ratifikimin e aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Mediat hungareze publikuan më 14 mars një letër të zëvendëskryeministrit Zsolt Semjen, i cili kërkoi që seanca parlamentare e planifikuar që të mbahej më 20 mars, të shtyhet për një javë.
Si arsye, Semjen përmendi negociatat me degën ekzekutive të Bashkimit Evropian lidhur me shkeljet e supozuara të Budapestit në kërkesat e bllokut për sundim t ligjit.
Më 2 mars, Hungaria ka shtyrë këtë votim, i cili parashihej të ndodhte në fillim të muajit.
Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimet e dy vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.
NATO kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.
Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka mbështetur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Por, opozita hungareze ka kritikuar partinë e Orbanit se po zvarrit çështjen e ratifikimit të anëtarësimit të vendeve nordike në aleancën ushtarake.
Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia në maj të vitit 2022 vendosën që të aplikonin për anëtarësim në NATO.
Deri më tani, Turqia ka refuzuar që të ratifikojë aplikimin e Suedisë dhe Finlandës, duke u paraqitur këtyre shteteve disa kushte. Ankaraja kundërshton kryesisht pranimin e Suedisë, pasi thot se strehon persona që i konsideron anëtarë të organizatave terroriste.
Por, së fundmi Ankaraja ka sinjalizuar se është e gatshme të ratifikojë aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO./rel
Të tjera
-
Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj dy të dyshuarve për vr āsjen e Lulzim Fejzullahut
Sot në Gjykatën Themelorë në Prishtinë, në ora 13:00 do të shpallet aktgjykim...
-
Sa vota nevojiten për të miratuar rezolutën për Srebrenicën
Sot Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë mbi propozim...
-
Kishte urdhërarrest ndërkombëtar nga Çekia, arrestohet një person në Prishtinë
Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi ndaj tij kishte një urdhërarrest...
-
Pérleshja dhe pla*osja Prizren, sülmi u krye nga tetë persona, u gjetën 37 fishekë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për përleshjen dhe plagosjen që ndo...
-
Plag*osja e tre personave në Pejë, arrestohet një i dyshuar
Një person është arrestuar lidhur me plagosjen e tre personave që ndodhi mbrë...
-
Nga rivale, në mbështetëse/ Nikki Haley konfirmon votën për Donald Trump
Në muajin mars, Nikki Haley njoftoi se po tërhiqej nga gara presidenciale për...
-
Konfiskimi i pasurive të oligarkut rus për të financuar Ukrainën ndeshet me sfida ligjore dhe financiare
Kur një super jaht me vlerë prej 230 milionë dollarë mbërriti në portin Evere...
-
Në OKB, sot votohet për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot në orën ...
-
Zyrtarë të BE-së sot vizitojnë Suharekën
Zyrtarë të Bashkimit Evropian, sot pritet të vizitojnë qytetin e Suharekës. ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhen sot tri komisione të Kuvendit
Sot do të mblidhen tre komisione të ndryshme të Kuvendit të Kosovës. Duke ...
-
Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për dy seanca. Njëra është vazhdimi i...