Lajme

Hoxhaj: Zbatimi selektiv i ligjit ndodh kur sistemi është autoritar, pagat të dalin sot

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 05 October 2022

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria duhet të ekzekutojë pagat sot për mësimdhënësit.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se “ndëshkimi i Albin Kurtit është kaq i padrejtë dhe i shëmtuar sa që edhe pse të gjithë ishin në grevë, mëdhimdhënësit nuk morën fare pagat, ndërsa punëtorët e administratës po!”

“Zbatimi selektiv i ligjit ndodh kur sistemi është autoritar, i padrejtë, si marrëdhënie e nënshtrimit dhe ndëshkimit të njeriut nga një njeri! Qeveria të ekzekutojë pagat SOT sipas shembullit të administratës, ligjeve vendore dhe normave demokratike ndërkombëtare!”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Ai tutje ka thënë se Qeveria të udhëhiqet nga vyrtyti politik, duke dëgjuar zërin e ndërgjegjes brenda tyre, që është zëri i mësimdhënësve!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera