Lajme

Hoxhaj: Dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën kërcënim serioz veçanërisht për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 10 April 2022

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën kërcënim serioz veçanërisht për Kosovën.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter Hoxhaj ka thënë se jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive.

“Dërgesa e fundit i armëve nga Kina në Serbi, më parë edhe nga Rusia, përbën një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën. Jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive. Kina dhe Serbia kanë zgjedhur këtë të fundit për të qenë bashkë.”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera