Hoti: Qytetarët tashmë e dinë, e vërteta është vetëm LDK-ja
Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 10 February 2021
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të mërkurën gjatë një tubimi në Artanë (Novobërdë) se fitorja e LDK-së këtë të diele është fitore e demokracisë ndaj autokracisë.
“Është fitore e vlerave perëndimore, ndaj atyre lindore dhe qytetarët e Kosovës, të përcaktuar qysh përpara 21 vjetësh për përafrim me perëndimin, nuk do të lejojnë ta kthejnë Kosova kah lindja”, tha Hoti.
Ai tha se me votën për LDK-në më 14 shkurt, qytetarët e Kosovës do t’ua pamundësojnë majtistëve bolshevikë të udhëheqin me qeverinë e Kosovës. “Por, ne do të kujdesemi për ata qytetarë që u besojnë atyre që t’u shpjegojmë se ata janë mashtruar nga propaganda dhe t’i afrojmë edhe ata me vlerat e vërteta perëndimore”, tha Hoti.
Sipas Hotit, këto ditë tashmë në tërë Kosovën është përçuar mesazhi dhe tashmë dihet e vërteta. “Ne do ta marrim mbështetjen e qytetarëve dhe jemi të sigurt se e kemi të qartë rrugën që duhet ndjekur në procesin e dialogut me Serbinë. Atë proces ne do ta përmbyllim me njohje reciproke, duke punuar bashkë me aleatët tanë evropianë dhe me amerikanë. LDK-ja ka mision për ta udhëhequr me përgjegjësi përmbylljen e integrimit e Kosovës në strukturat euro-atlantike dhe për t’i ruajtur vlerat demokratike të shoqërisë dhe shtetit tone”, tha Hoti.
Hoti u shpreh I bindur në fitoren e LDK-së, ndërsa siguroi se do të vazhdoj menaxhimin me sukses të proceseve që kanë sfiduar shtetet më të zhvilluara të botës.
“Edhe pse me resurse të pakta shëndetësore, radhitemi ndër vendet që kemi menaxhuar më së miri pandeminë, që gjunjëzoi botën. Me këtë rast, i falënderoj të gjithë ata që ende janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë dhe ju shpreh ngushëllime atyre që kanë humbur të dashurit e tyre.
Me pakon e rimëkëmbjes ekonomike më të madhen në rajon, kemi arritur të përgjysmojmë efektin negativ të pandemisë në ekonomi. E ndihmuam shëndetësinë, arsimin, komunat, bujqësinë, gratë në biznes, qytetarët në kushte të vështira, pensionistët, familjet në asistencë sociale.
Deri më tani kemi mobilizuar rreth 700 milionë euro për ekonomi dhe qytetarë. Me veprimet tona, qytetari dhe biznesi po e ndjenë kujdesin e shtetit.
Ne tanimë e kemi nxjerrë ekonominë nga kriza e pandemisë. Në janar të këtij viti qarkullimi i bizneseve është më i lartë se i vitit të kaluar. Edhe në kohë pandemie, eksportet tona janë rritur me 25%”, tha Hoti.
Sipas tij, më 14 shkurt, banorët e Anamoravës, ashtu sikurse të gjithë qytetarët e Kosovës, duhet të demonstrojnë përkushtimin e tyre për shtetin e Kosovës.
“Duke votuar LDK, në numrin 132 dhe duke përzgjedhur nga 5 kandidatë nga lista e kandidatëve tanë për deputetë, Ju na jepni përgjegjësi për ta qeverisur Kosovën me programin tone, që është përgjigje për secilën nevojë tuajën. Duke na votuar ne më 14 shkurt, ju e ndalni rrezikun për rrëshqitjen e Kosovës në totalitarizëm e autokraci. Duke na votuar ne, ju i çoni në harresë ata që po përpiqen të mashtrojnë duke fshirë të kaluarën e tyre. Sepse Kosova ka nevojë për stabilitet, përafrim me Bashkimin Evropian dhe si për bukë, për ujë e ajër, ka nevojë për aleatin e saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryetari i degës së LDK-së në Novobërdë, Bajrush Imeri, ka fajësuar ish-partnerët e koalicioneve të cilët sipas tij, nuk veprojnë si LDK-ja në interes të Kosovës.
Ai ka falënderuar kryeministrin Hoti për mbështetjen e qeverisë që ai drejton për qytetarët e Novobërdës gjatë kësaj kohe të vështirë të ballafaqimit me pandeminë.
Kandidati për deputet nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Ibrahim Makolli, tha se Malësia e Minatorëve do të dijë të rreshtohet më 14 shkurt, në testin më të rëndësishëm për t’i dhënë besim qeverisë së Avdullah Hotit.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...