Lajme

Hoti për sulmin ndaj Valon Sylës: Ky nuk është incident i thjeshtë e as rast i izoluar

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 12 Prill 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ky rast nuk është I thjeshtë e as i izoluar.

“Fjala e lirë është e shenjtë. Nuk guxon të cenohet nga askush dhe në asnjë rrethanë. Ata që e cenojnë fjalën e lirë i shkelin të drejtat elementare njerëzore. Sulmi ndaj fjalës së lirë është sulm ndaj rendit tonë demokratik. Të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit duhet të jenë në funksion të gjetjes së autorëve që sulmuan gazetarin Valon A. Syla. Ky nuk është një incident i thjeshtë dhe as rast i izoluar”, ka shkruar Hoti në Facebook.

-Advertisement-

Ndryshe gazetari Syla është sulmuar të martën mbrëma nga tre persona në Prishtinë./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy