Hoti: Ne ruajtëm shtetin dhe kemi plan për ta zhvilluar Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
19:28 | 03 February 2021
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të mërkurën në hapje të fushatës zgjedhore, se LDK është parti që mbron shtetin dhe interesat e qytetarëve të Kosovës, pasi këtë kulturë politike e ka të trashëguar nga arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Presidenti Rugova.
“Kështu vepruam edhe në pranverën e vitit të kaluar, kur e ndaluam një qeverisje që nisi të dëmtonte shtetin, dhe morëm përgjegjësinë për të qeverisur në momentet më të vështira në 20 vitet e fundit. Ne ishim të vendosur që të mos lejojmë cenimin e miqësisë speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk mund të lejonim që nga zyrat e Qeverisë së Kosovës, Shtëpia e Bardhë, që është e shenjtë për shqiptarët e Kosovës, të quhej shtëpi të verdhë apo e kuqe. Në atë kohë, ne kishim mundësi që, thjeshtë të tërhiqeshim nga përgjegjësia institucionale që kishim, të qëndronim në opozitë siç bënë të tjerët. Por, ne nuk mund të lejonim dëmtimin e shtetit të Kosovës vetëm sa për të mbrojtur interesat partiake”, tha Hoti.
Kandidati i LDK-së foli edhe për të arriturat që janë shënuar gjatë 8 muajve të tij në krye të qeverisë. Ai përmendi menaxhimin me sukses të pandemisë, miratimin e rimëkëmbjes ekonomike që ka ndikuar në përgjysmimin e efektit negativ të pandemisë në ekonomi.
“Me një qasje normale të qeverisjes, ëndrra jonë 30 vjeçare është bërë realitet – vajzat dhe djemtë e ushtrisë së Kosovës janë bërë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqësore. Pas disa jave në zyrë, unë mora ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku nënshkrova marrëveshjen historike, që e kthen shtetin tonë në nyje gjeo-politike. E falënderoj Sekretarin e ri amerikan të Shtetit, Blinken, dhe administratën e re të Presidentit Biden, të cilët janë zotuar se do ta vazhdojnë jetësimin e plotë të kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje na siguroi njohjen nga Izraeli, duke e thyer bllokadën trevjeçare të mungesës së njohjeve. Ata që nuk lanë gjë pa thënë kundër kësaj marrëveshje dhe kundër meje, sot heshtin. Unë i ftoj që së paku të falënderojnë popullin Izraelit”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.
Duke shpalosur pikat kryesore të programit të LDK-së, Hoti theksoi se ka plane konkrete investimi prej 1 miliard euro vetëm nga Marrëveshja e Uashingtonit.
“Në qeverisjen 4 vjeçare te LDK-se, ne kemi planin e gatshëm për 5 miliardë investime publike, të cilat do te krijojnë vende të reja pune, ndërsa përmes politikave konkrete, qeverisja jone do te nxisë edhe 7 miliardë euro investime private”, tha Hoti.
“Shëndeti i qytetarëve është primar për ne, prandaj e kemi vendosur si pikë të parë të programit menaxhimin e pandemisë. Sa i përket zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale, ne do të lehtësojmë qasjen në financa, do të forcojmë fondin për garantimin e kredive, do t’i subvencionojmë normat e interesit dhe do të ndajmë grante për gratë dhe të rinjtë në biznes. Qeverisja jonë do ta garantoj pagën minimale 300 euro. Do të heqim kufizimin për 15 vjet për pensionet kontributdhënëse. Asistenca sociale do të lidhet me koston e jetesës dhe rritet për 30%”, tha Hoti.
Ai i ftoi qytetarët që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë numrin 132, pasi vetëm në këtë mënyrë, Kosova ruan kursin euro-atlantik dhe udhëhiqet me përkushtim e profesionalizëm.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku nuk përjashto...
-
Peci: S’duhet hedhur poshtë propozimin që më 15 qershor të ketë zgjedhje të reja
Ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, ka thënë se propozimi i dhënë nga...
-
Nesër seanca, Çitaku: Kurti t’i nënshtrohet ligjit, të japë dorëheqje me shkrim, pastaj e votojmë raportin për mandatet
Vlora Çitaku nga radhët e PDK-së, ka komentuar seancën e nesërme që do të mba...
-
Presidentja thotë se po punohet edhe me shtete tjera për ta zgjeruar aleancën e lidhur me Shqipërinë e Kroacinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia është burimi i ve...
-
Haradinaj në pritjen lamtumirëse të ambasadorit De Riu: Shembull i përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirës...
-
MKRS i reagon Ramës për sheshin ‘‘Xhorxh Bush’’: Ka filluar pa leje, institucionet e drejtësisë t’i trajtojnë shkeljet e Komunës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i ka reaguar kryetarit të Prishtinë...
-
Situata në Valais pas reshjeve të borës, disa rrugë vazhdojnë të jenë të mbyllura
“Situata alarmante” e vendosur nga Këshilli i Shtetit të enjten u largua të p...
-
Abdixhiku i jep lamtumirën ambasadorit italian Antonello De Riu: Disa diplomatë lënë shenja të mëdha
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pj...
-
Pas mbylljes së çështjes dorëzohen prova të reja në Speciale, Çerkini: Tentativë për ndikim në vendimin për lirim
Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale në Hagë, Artan Çerkini, e ka quajtu...
-
Osmani: Serbia është burimi i destabilitetit, ne do të mbrohemi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Serbia është burimi i ve...
-
Trump: Askush nuk po na mashtron në bisedimet për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë....
-
Gjykata shpall fajtor qytetarin që e kërcënoi, Mehmetaj: Mos kërcënoni në Facebook, se ndryshe prej Albin Kurtit – ju dënoheni
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në ...