Lajme

Hoti kritikon Qeverinë për politikat fiskale që po përdor në kulmin e rritjes së çmimeve

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 24 January 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë sa i perket politikave fiskale që po përdor në kulmin e rritjes së çmimeve raporton Gazeta Blic.

Hoti ka thënë se gjatë gjatë vitit 2022, krahasuar me 2021, sasia e importuar e naftës është ulur me -6.39%, por të hyrat buxhetore nga akciza dhe TVSh-ja në naftë janë rritur me +88%, ose 283 mil euro më shumë (2021 = 321 mil euro, kurse 2022 = 604 mil euro).

“Sikur të ulej TVSh-ja në 8% siç patëm propozuar, këto 283 mil euro do të ishin në buxhetin e familjeve, e jo në llogarinë bankare të qeverise ku po i zhvlerëson inflacioni. Këta as nuk i shpenzojnë vetë mjetet e mbledhura nga tatimet, e as nuk ua lënë qytetarëve t’i shpenzojnë aty ku kanë nevojë: shkruan Hoti.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Ja sa të mençura janë politikat fiskale të qeverisë në kulmin e krizës sociale nga rritja e çmimeve.

Gjatë vitit 2022, krahasuar me 2021.

● Sasia e importuar e naftës është ulur me -6.39%,

● Por të hyrat buxhetore nga akciza dhe TVSh-ja në naftë janë rritur me +88%, ose 283 mil euro më shumë (2021 = 321 mil euro, kurse 2022 = 604 mil euro).

Sikur të ulej TVSh-ja në 8% siç patëm propozuar, këto 283 mil euro do të ishin në buxhetin e familjeve, e jo në llogarinë bankare të qeverise ku po i zhvlerëson inflacioni.

Këta as nuk i shpenzojnë vetë mjetet e mbledhura nga tatimet, e as nuk ua lënë qytetarëve t’i shpenzojnë aty ku kanë nevojë.

[të dhant nga Instituti GAP, të cilin e përgëzoj për analizat e vazhdueshme me shumë interes për politikbërje]

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera