Hoti: Do ta kthejmë Prishtinë në nyje strategjike për krejt rajonin

Autori: Gazeta inFokus
18:33 | 11 February 2021
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të enjten se me programin e tij qeverisës do ta kthejë Prishtinën në një nyje strategjike për gjithë rajonin, duke e lidhur me hekurudhë me portin e Durrësit, i cili përveç turizmit, do të shërbejë edhe si linjë e qarkullimit të mallrave.
Hoti tha se projekti i tij parasheh edhe lidhjen e kryeqytetit tonë me gazësjellësin rajonal, i cili do të mundësojë dekomisionimin e Termocentralit Kosova A, për të reduktuar ndotjet e mjedisit.
“Do të investohet për ndërtimin e stacionit intermodal në mes të Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ku sigurohet ndërlidhja e stacionit të trenit për udhëtarë, të stacionit të autobusëve, lidhja me autostradë, transporti i mallrave dhe lidhja me Aeroportin e Prishtinës”, tha Hoti, në takim me elektoratin e Degës II të LDK-së në Prishtinë.
Kryeministri tha se kur morëm drejtimin e qeverisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin vendosur sanksione Kosovës, pasi që ishin bllokuar fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), ushtria amerikane paralajmëronte largimin nga Kosova, ndërsa trajnimet për FSK-në ishin pezulluar.
“Për shtatë muaj qeverisje, jo vetëm që hoqëm sanksionet, por arritëm që FSK-në ta bëjmë pjesë të Gardës së Iowa-s, për të kontribuar për paqen në botë. Vendet e BE-së, Gjermania e Franca si dhe Britania e Madhe e vendet tjera demokratike të botës i besojnë qeverisjes së LDK-së si pjesë e Partive Popullore Evropiane. Ne kemi përkrahjen e partive simotra për të përmbyllur me sukses procesin e liberalizimit të vizave gjatë këtij viti”, tha ai.
Hoti shtoi se kemi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmbyllur procesin e dialogut me Serbinë, siç tha Presidenti Biden ‘me njohje recirpoke”.
“Lidhja Demokratike, për 31 vite, ka qenë në ballë të proceseve të vështira të lirisë, shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës. Në gjithë historinë tonë prej tri dekadash, nuk jemi shmangur asnjëherë nga përgjegjësitë shtetërore. LDK-ja nuk ka bashkëjetuar dhe nuk do të bashkëjetojë me krimin e korrupsionin”, tha kryeministri Hoti.

Të tjera
-
Arrestohet pejani pasi tentoi të kryente marrëdhënie sek*suale me një grua
Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte tentuar të kryejë m...
-
I dënuari me 20 vjet burgim për trafik ndërkombëtar droge, kapet në hyrje të Shqipërisë
Alija Arslan, 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, shtetas i shpallur në kërkim...
-
Dhun*oi psiqikisht nënën, motrën dhe fëmijët e saj, arrestohet shtetasi i huaj në Pejë
Një shtetas i huaj është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte ushtruar d...
-
Arrestohet një person në Vushtrri pas një zënke për transport gruri
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, ...
-
Theret një person në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshje në komunikacion
Një person është therur me thikë në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur të sh...
-
I riu në Gjakovë vdiq pasi u lëndua rëndë në një fabrikë të tullave
Pak orë më herët është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Gj...
-
Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: S’jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë ...
-
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luft*ën në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte n...
-
Policia e konfirmon: Mesazhi për bom*bë dyshohet se erdhi nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar hetime intensive lidhur...
-
Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se po ta merrte me serio...
-
Gashi: Vazhdimi i përpjekjeve për të cenuar rendin Kushtetues është i dëmshëm veçanërisht për VV
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se i takon p...
-
Ndërprerjet e energjisë elektrike prekin mbi 15,000 njerëz në të gjithë Teksasin
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur 15,070 persona në të gjithë sht...