Hoti akuzon qeverinë se ka penguar komunat në dy mënyra
Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 24 September 2022
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës mbajti takim me kryetarët e komunave.
”Shpenzimet kapitale të nivelit qendror janë në nivelin më të ulët historikisht prej 9%. Ndërkaq, sot në Pejë, Qeveria u kërkon Kryetarëve të Komunave Qeveria t’u bëjnë presion kompanive që të kryejnë punët në terren për projekte që janë të komunave”, ka shkruar Hoti.
Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës përveç se nuk po i zbaton projektet kapitale që i ka në plan, ka penguar komunat në dy mënyra.
Sipas tij, pengesa e parë që u ka bërë qeveria komunave është pritja e gjatë për bartje dhe ridestinim të mjeteve vetanake, ndërsa e dytë është bllokimi shumë i gjatë Organin Shqyrtues të Prokurimit./IndeksOnline/
Postimi i plotë:
Qeveria, përveç që nuk i zbaton projektet e veta kapitale, i ka penguar edhe komunat në dy mënyra:
1. Kërkesat e komunave për bartje dhe ridestinim të mjeteve vetanake kanë pritur me muaj për miratim nga Ministria e Financave, duke humbur muajt e verës kur është koha optimale për kryerjen e projekteve kapitale. Kur janë miratuar kërkesat, është bërë tepër vonë për të kryer procedurat e prokurimit dhe zbatuar ato projekte brenda vitit. Sipas ligjit, është e drejtë ekskluzive e komunave për të vendosur se për çfarë do t’i përdorin të hyrat vetanake. Kërkesat për bartje të të hyrave vetanake miratohen sipas procedurave formale ligjore dhe nuk i nënshtrohen diskrecionit të Ministrit të Financave.
2. Qeveria e ka mbajtur të bllokuar shumë gjatë Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke bllokuar shumë projekte kapitale për të cilat ka pasur ankesa. Kjo e ka vonuar edhe më tutje zbatimin e projekteve kapitale qendrore dhe lokale.
Shpenzimet kapitale të nivelit qendror janë në nivelin më të ulët historikisht prej 9%. Ndërkaq, sot në Pejë, Qeveria u kërkon Kryetarëve të Komunave Qeveria t’u bëjnë presion kompanive që të kryejnë punët në terren për projekte që janë të komunave.
Të tjera
-
Miratimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebenicë, Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Aleksandar Vuçiq pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashk...
-
Kurti: Orientimi e vlerat tona janë forcuar kah BE-ja, NATO-ja e luftimi i korrupsionit
Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovë...
-
Mediat e kontrolluara nga Vuçiqi hedhin vrer ndaj vendeve që votuan pro rezolutës për Srebrenicën
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën për gjenoci...
-
Shefi BE-së, i EULEX-it, e disa ambasadorë të BE-së vizituan fabrikën e mobileve “Graniti”
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, së bashku me shefin e EULEX-it, ...
-
Djalit të heroit Afrim Bunjaku i mundësohet punësimi në ndërmarrjen lokale të Vushtrrisë
Jetlum Bunjaku, djali i heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, është punësuar në Nd...
-
Thérén dy persona në Mitrovicë, dyshohet se ngjarja ndodhi në “Minatori”
Dy persona janë therur me thikë sonte rreth orës 21:30 në Mitrovicë. Lajmi...
-
Kurti për Rezolutën e Srebrenicës: Për paqe në Ballkan, duhet vërtetuar përgjegjësia e Serbisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka përgëzuar miratimin e Rezolutës së O...
-
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryetarit ...
-
Krasniqi: Mënyra e shkuarjes në zgjedhje të reja nuk ndikon në rezultatin zgjedhor
Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, mënyra e shkuarjes në zgjedhje të ...
-
Hovenier: Po kërkojmë nga Kosova veç ta dërgojë në Kushtetuese draftin për Asociacionin – do ta respektojmë vendimin
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për çështjen e anë...
-
Kuvendi nesër me tjetër seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare duke filluar nga...
-
Tërmet në Turqi
Turqia është goditur sot nga një tërmet. Raportohet se fuqia e dridhjes is...