Horoskopi 16 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 16 September 2021
Dashi
Sot ndjeni presion, por nuk duhet t’i nënshtroheni ankthit dhe panikut. Ka shumë çështje që shfaqen dhe kërkojnë zgjidhje nga ju. Shmangni çdo vendim të nxituar, sepse rrezikoni të prishni gjërat që me aq mundim I keni sjellë në vijë .
Në jetën tuaj romantike, lini streset dhe tensionet mënjanë për të mos t’i përcjellë në marrëdhënien tuaj. Beqarët mos u habitni nëse mësoni se një person miqësor ka ndjenja për ju mos kini frikë të filloni diçka me të.
Demi
Sot gjithçka që mendoni realizohet me sukses të madh. Filloni duke zgjidhur rastet e së kaluarës, në mënyrë që të ecni përpara pa probleme në planet tuaja të ardhshme.
Mos i kushtoni shumë vëmendje problemeve të vogla. Mund të përballoni gjithçka, nëse qëndroni të fokusuar në atë që dëshironi të arrini.
Romanca do të shkojnë shumë mirë nëse i kushtoni kohë lidhjes tuaj dhe shprehni ndjenjat e forta që keni për partnerin. Për beqarët, dita është e mirë për të takuar një person nga mjedisi juaj miqësor, i cili kohët e fundit ka filluar t’ju shprehë interes.
Binjakët
Sot zgjidhni çështje të ndryshme që ju shqetësojnë. Sidomos në familje pengesat po zhduken ngadalë dhe ju mund të keni më shumë besim në planet që po përgatitni. Sidoqoftë, mos u merrni me çështje që nuk janë urgjente, sepse do të lini pas përparësitë e tjera.
Bisedat me partnerin tuaj do të jenë konstruktive dhe do t’ju japin shtysën për të bërë një fillim të ri duke kapërcyer problemet e së shkuarës.
Mos lejoni që asgjë të prishë atmosferën e mirë mes jush.
Gaforrja
Sot jeni më të vendosur në dëshirat dhe pretendimet tuaja, me rezultate pozitive. Në fund të fundit, planetët normalizojnë komunikimin me personat rreth jush.
Gjithçka mund të rregullohet sot në marrëdhënien tuaj për sa kohë që bisedoni dhe hapni zemrën.
Luani
Një ditë shumë e këndshme për ju dhe ndoshta fillimi i një periudhe ku gjithçka do të shkojë më mirë për ju nga sa prisni. Mos humbisni kohë dhe mos e lini situatën të pashfrytëzuar.
Organizoni sa më shumë çështje të jetë e mundur dhe mos lejoni që dikush t’ju pengojë. Gjithçka do të shkojë shumë mirë!
Në romancën tuaj, keni nevojë për pak vëmendje sepse mund ta gjeni veten në tension me partnerin tuaj pa ndonjë arsye serioze.
Virëgjëresha
Veproni me shpejtësi të jashtëzakonshme sot dhe zgjidhni me lehtësi problemet që ju dalin para. Personaliteti juaj dinamik është në aksion dhe askush nuk mund t’ju ndalojë.
Në romancën tuaj, disa keqkuptime mund të lindin në marrëdhënie dhe mund t’ju duhet të flisni për të zgjidhur situatën midis jush dhe partnerit. Sidoqoftë, pavarësisht nëse jeni vetëm apo jo, dijeni se sot gjithçka mund të ndodhë!
Peshorja
Sot ju jepet mundësia për të rimarrë aftësitë tuaja, të cilat janë të shumta për të ecur në rrugën drejt suksesit.
Do të vendosni se nuk mund t’i lini asgjë rastësisë dhe do t’i merrni situatat në duart tuaja. Vetëm kini kujdes të mos bëni lëvizje të pamatura nga optimizmi juaj i tepërt.
Në romancë ka çështje nga e kaluara që do të dalin në sipërfaqe sot dhe do t’ju shqetësojnë.
Merrni kohë për të folur me partnerin tuaj për planet e bukura dhe shmangni bisedat e pakëndshme me çdo kusht. Beqarët bëni pak durim dhe diçka e mirë do të ndodhë së shpejti.
Akrepi
Keni shumë detyrime, vështirësi familjare dhe emergjenca që do t’ju shqetësojnë. Mos u dorëzoni me asnjë mënyrë . Mund të duhet pak më shumë përpjekje nga ana juaj, por zhgënjimi nuk do t’ju ndihmojë aspak.
Tensionet dhe keqkuptimet do të lindin në jetën tuaj romantike. Beqarët jeni duke pritur për një lajm që ka të bëjë me një person të së kaluarës.
Shigjetari
Në përgjithësi shumë njerëz do t’ju afrohen për të kërkuar ndihmë për problemet e tyre dhe është mirë të jeni pak të rezervuar, sepse do të merrni mbi supe dhe në ankthet e tyre.
Në romancën tuaj, keni nevojë për pak vullnet dhe humor të mirë për komunikim, në mënyrë që të gjeni zgjidhjet e duhura.
Bricjapi
Sot impresiononi personat, që keni përreth, pasi jeta juaj shoqërore do të jetë shumë intensive.
Ju duhet të dini se kur jeni vetë mirë atëherë edhe të afërmit tuaj janë më pozitivë dhe më pranues ndaj jush. Me pak fjalë, besimi dhe dinamizmi juaj janë në maksimumin e tyre sot.
Në romancën tuaj sot mund të ketë momente tensioni në marrëdhënien tuaj,duhet të jeni të qetë në mënyrë që të mos lejoni ndonjë keqkuptim të prishë disponimin tuaj.
Ujori
Sot ju jepet mundësia të realizoni shumë nga planet tuaja, por duhet të jeni shumë të kujdesshëm që të mos bëni asnjë veprim të nxituar që do t’ju kushtojë në të ardhmen.
Në romancën tuaj sot dita është e mirë për të pasur një diskutim kuptimplotë me partnerin për të gjitha problemet në marrëdhënien tuaj. Së bashku do të gjeni zgjidhjet më të mira. Beqarët, dilni me miq të mirë dhe mos u stresoni. Një njohje e re po afrohet.
Peshqit
Vonesa që do të ndodhin në planet tuaja sot nuk duhet t’ju zhgënjejnë. Në fund të fundit, ndryshimet që ju ndodhin janë të shumta dhe nuk duhet t’i injoroni. Do të duhet këmbëngulje dhe durim për të arritur qëllimet e larta që keni vendosur.
Në romancën tuaj, mos lejoni që stresi të pengojë marrëdhënien tuaj. Tregoni ndjenjat që keni partnerit tuaj pa frikë, sepse kjo është mënyra e vetme për të marrë një përgjigje.
Beqarët , tregohuni pak të hapur ndaj njerëzve që do t’ju afrohen sot, sepse shanset për diçka të mirë janë shumë të larta.
Të tjera
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...