Histori e rrallë, i pastrehu gjen portofolin dhe njofton të zotin!/Video
Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 18 March 2019
Marin Gjollmi është pedagog pianoje në Universitetin e Arteve në Tiranë, ndërsa Ismeti mbledh shishe dhe kanaçe mes mbeturinave. Të dy burrat i lidhi bashkë së fundmi, një portofol.
“Po mblidhja plastikë, kur gjeta një portofol me dy karta banke, 4 fotografi. Mora numrin në një kartë banke dhe mora në telefon fillimisht bankën. Fitova 520 lekë atë ditë dhe me 300 lekë bëra ofertë në telefon. Më pas i shkruaj Marinit në Facebook. Sa zbrita nga autobusi e njoha. Ndihem i lumtur që e bëra këtë veprim”, tha Ismet Hilaj.
Gjithë kohën Ismeti ankohej se ka marrë ftomë, pasi po fle jashtë pas problemeve bashkëshortore. E shoqëruam te vendi ku jeton. “Këtu flej që nga fillimi i muajit”, tha Ismet Hilaj, duke na treguar një strukturë betoni.
Pedagogu i pianos, Marin Gjollma tregoi se, pasi kishte kërkuar gjithandej për portofolin, lexoi mesazhin në Facebook.
“Kjo tregon se janë disa njerëz që nuk duken, por që janë më qytetarë dhe më me vlera sesa ata që e thërrasin nga mëngjesi në darkë për qytetari. Ky portofol ka një histori. Më ka humbur edhe një herë tjetër jashtë vendit”, tha Marin Gjollma, pedagog
Pedagogu i pianos nuk do ta njihte kurrë Ismetin e pastrehë, po të mos ishte në këtë mes ndershmëria e tij.TCH
<
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...