Lajme

Hill: Dialogu i Brukselit s’parasheh reciprocitet

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 28 March 2023

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se marrëveshja e Ohrit ishte shumë e rëndësishme.

Ai tha se ShBA-të kanë pasur një rol të jashtëzakonshëm në marrëveshjen e Ohrit, ku tha se palët duhet të pranojnë edhe gjëra të vështira.

Hill foli edhe për reciprocitetin, ku tha se dialogu i Brukselit nuk parasheh një gjë të tillë.

-Advertisement-

“E di se shumë njerëz në Preshevë mendojnë se është dashur të përfshihet edhe çështja e Preshevës në këtë marrëveshje. Këto çështje duhet  të zgjidhen brenda Serbisë, me standardet që janë universale për të gjithë”.

“Procesi i dialogut është duke vazhduar që nga viti 2013. Mendoj se BE-ja e ka marrë një detyrë të vështirë dhe dialogu i Brukselit nuk parasheh reciprocitet”, është shprehur Hill në RTV Aldi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha Kushtetuta e Serbisë thotë se komuniteti shqiptar duhet t’i ketë të gjitha të drejtat si të gjitha komunitetet tjera.

“Dialogu i Brukselit i cili kulmoi me Marrëveshjen e Ohrit ka të bëjë me adresimin e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe nëse kjo marrëveshje është e suksesshme, mendoj se kjo do t’i ndihmojë të gjithë rajonit që të krijojë rrethana të reja, ku kufijtë s’do t’i ndajnë njerëzit”, tha Hill.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera