Haziri: LDK-ja do ta votonte me vota të plota kandidatin e saj për president
Autori: Gazeta inFokus
09:12 | 11 September 2026
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se LDK-ja do ta votonte me vota të plota një kandidat politik të saj për president.
“Sipas rregullës së brendshme dhe sipas praktikës, kryetari i LDK-së, sepse dy kryetarë të LDK-së kanë qenë presidentë, Lumir Abdixhiku, në një marrëveshje politike, do të dilte kandidat i LDK-së dhe do t’i kishte 18 vota të LDK-së, duke përfshirë edhe votën e tij.
Unë të siguroj, çdo kandidat të LDK-së thirrne, ju testone, bisedone. Lumir Abdixhiku, vetëm nëse s’kish dashur vetë, s’kish dashur vetë të kandidohej. Nesër, le të ulen zoti Kurti dhe zoti Abdixhiku, le të merren vesh për një president politik. LDK-ja e voton një kandidat, deputet të LDK-së, politik, kushdo qoftë ai, e voton me vota të plota”, deklaroi Haziri në Tëvë1.
Tutje, Haziri tha se Vjosa Osmani ishte nominimi i tyre, megjithatë zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk ua dhanë mundësinë që të shkonin në tavolinë me emrin e saj.
“Nominimi ynë për president ka qenë Vjosa Osmani, pas gjithë atij zhvillimi të 28 dhjetorit. Rezultati zgjedhor nuk na e dha këtë mundësi që ne të vinim në tavolinë për një president politik. Ne do ta nisnim me Vjosa Osmanin, por ajo është e para që tha se për emrin tim nuk duhet të thyhet partia. Sepse e ka ditur që Lëvizja Vetëvendosje e kushtëzon bashkëpunimin, se me pas mbështetjen e saj do ta kishte mbështetur 28 dhjetorin, s’ka pasur nevojë të shkojmë në zgjedhje hiç”, tha tutje Haziri.
Ndër të tjera, Haziri tha se aktualisht, për këtë raport që është tash mes dy partive, ato po flasin për një palë të tretë.
“Por, këtë raport tash që është, dy parti politike po flasin për palën e tretë. Pse nuk e nxorëm në debat, me thënë: ne i kemi 10 emra, urdhëroni, debatoni një javë ditë, shoqëria kosovare, votoni për këta emra. Dhe në fund vendosin.
Ose partitë politike kanë mundur të vijnë me një emër më të mirë e më të pranueshëm për me votu. Kishin rënë në provim deputetët që s’e kishin votuar. Na vetë, s’i kemi treguar askujt, s’kemi folur me kandidat hiç, s’kemi folur me deputet hiç.
Në studio janë lakuar krejt emra të tjerë, që nuk është mirë, se janë autoritete të mëdha, të mira, të respektuara”, tha ndër të tjera në emision Haziri.

T� tjera
-
Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë...
-
47 vjeçari kosovar vra*u gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm
Një ngjarje e rëndë që tronditi Austrinë në Pashkët e këtij viti, ku një 38-v...
-
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është ar...
-
Dialogu në “pauzë”, emisari Sorensen e ndjek Kurtin si hija në forume ndërkombëtare
Të pakta janë udhëtimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti jashtë vendit k...
-
“Shyqyr që të kemi, o Kryeministër!” – Eman Rrahmani reagon ndaj pyetësorit për prindërit ku te gjinia figuron edhe opsioni “Tjetër”
Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar ndaj një pyetësori që, sipas tij, u është s...
-
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës shoqërohet në polici, kërcënoi një kolege
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, është shoqëruar ...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Washington, raportohet për paktën katër persona të plagosur
Të paktën katër persona janë qëlluar me armë zjarri të enjten në mëngjes në l...
-
Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë ka apeluar te pronar...
-
Një muaj paraburgim për shtetasin gjerman që u kap me 43 ar*më automatike në Gjilan
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar një muaj par...
-
Rama akuzon ministrat e Kurtit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të B...
-
Hoti në Bratisllavë, diskuton zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti po merr pjesë në një...
-
Rama takohet me Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka takuar këtë të enjte në Dublin presidentin ...






























