Lajme

Haziri: Kurti e Vuçiq shkaktuan kaos, partnerët e normalizuan situatën me diplomaci e durim

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 29 December 2022

Nënkryetari i Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se gjendja në veri po kthehet në normalitet si rezultat i diplomacisë dhe durimit të partnerëve.

Hazirieri ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për kaosin e shkaktuar.

“Veriu i Kosovës nga jonormalja drejt normales për shkak diplomacisë dhe durimit. Vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit. Ata shkaktuan kaosin e inatit, por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë!”, ka shkruar Haziri.

-Advertisement-

Ai ka thënë se barrikadat, si mjete presioni, janë të papranueshme.

“Dialogu zgjidh probleme!”, ka shkruar në fund ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera