Lajme

Haxhiu pasi Kurti vizitoi ShSKUK-në: Mendova se ka shku me shkarku Bordin

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 10 October 2022

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se menaxhmenti në ShSKUK është i korruptuar dhe sipas tij nuk duhet të mbrohet, por të shkarkohet nga Qeveria.

“Ka tre muaj që po kërkoj përgjigje nga Qeveria në lidhje me Raportin i auditimi të SHSKUK-së për vitin 2021, ku janë evidentuar mbi 12 milionë euro keqperdorime në SHSKUK, ndërsa Qeveria hesht”, shkruan Haxhiu.

Haxhiu ka komentuar edhe vizitën e Kurtit që bëri sot në ShSKUK, ku thotë se ai e mbështeti menaxhmentin e korruptuar duke ua vënë fajet dhe akuzuar punëtorët e sigurimit fizik.

-Advertisement-

Sipas Haxhiut, Qeveria Kurti nuk ka asnjë strategji për zhvillimin e shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera