Lajme

Haxhiu: Ligji s’po vlen për të “fortit”

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 12 February 2018

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka njoftuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ua paska dërguar një shkresë komunave të Republikës së Kosovës me anë të së cilës paska kërkuar që të respektohet Ligji për barazi gjinore i cili kërkon përfaqësim të barabartë të grave e burrave në vendimarrje.

Sipas saj, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duhet të na njoftoj se e njëjta shkresë a i është dërguar edhe Qeverisë e Kuvendit dhe institucioneve tjera publike pasi që zbatimi i Ligjit për barazi gjinore vlen për gjitha institucionet, agjensionet e bordet.

“Nga mbi 20 ministri, vetëm dy sosh drejtohen nga gratë! Unë nuk jam në dijeni nëse kanë kërkuar edhe tek Qeveria e Kuvendi respektimin e Ligjit për barazi gjinore. Pra mendësi e njëjtë. Ligji s’po vlejka për të “fortit””, ka shkruar ajo në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera