Haxhiu kujton 11 shtatorin: Në qytetet e Kosovës njerëzit dolën për të shprehur solidaritet me popullin amerikan
Autori: Gazeta inFokus
09:41 | 11 September 2026
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu kujtoi sulmet e 11 shtatorit mbi Kullat Binjake në 25 vjetorin e kësaj ngjarje që mori jetën e shumë qytetarëve amerikanë.
Haxhiu tha se mëngjesi i para 25 viteve u bë përgjithmonë data që ndau kohën para dhe pas 11 shtatorit.
“25 vjet më parë, 11 shtatori nisi si një mëngjes krejt i zakonshëm. Kështu fillon edhe raporti i Komisionit Hetimor Amerikan për 11 shtatorin… Miliona njerëz po bëheshin gati për punë, disa u nisën drejt Kullave Binjake në New York, të tjerë drejt Pentagonit, njerëzit po zinin radhë për ta vizituar Shtëpinë e Bardhë, presidenti George ë.Bush kishte dalë për vrapë në mëngjes. Në orën 08:46, aeroplani i parë e goditi kullën veriore të qendrës botërore të tregtisë. Në Kosovë ishte ora 14:46 pasdite, vetëm dy minuta më vonë nisën transmetimet e para televizive me pamjet e kullave në flakë, derisa transmetimi vazhdonte drejtpërdrejt në orën 09:03 sipas kohës së New Yorkut, aeroplani i dytë goditi kullën jugore. Nga New York deri në Prishtinë njerëzit mbetën para ekraneve, duke parë të njëjtën tragjedi që po ndodhte. Ai mëngjes amerikan që kishte nisur me qiell të kthjellët dhe njerëz që shkonin në punë, në pak minuta u bë mëngjesi që ndau kohën në para dhe pas 11 shtatorit”, tha ajo.
Tutje, ai kujtoi solidaritetin e qytetarëve të Kosovës të cilët dolën menjëherë në përkrahje të popullit amerikan duke u solidarizuar në forma të ndryshme dhe me vullnetarizëm për të dhuruar gjak.
“Sulmet ndaj 11 shtatorit ishin sulm ndaj SHBA, por dhimbja kaloi menjëherë kufijtë e saj… Në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Republikës së Kosovës, njerëzit dolën për të shprehur solidaritet me popullin amerikan, ndezën qirinj, u mblodhën tubime në marshe dhe u paraqitën për të dhuruar gjak, rrugët u mbushën me qytetarë që mbanin flamuj amerikan dhe pankarta: Amerikë jemi me ty”, tha ajo.

T� tjera
-
Drejtori i Spitalit në Fier prangoset me urdhër të SPAK
Me urdhër të SPAK, Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është ar...
-
Dialogu në “pauzë”, emisari Sorensen e ndjek Kurtin si hija në forume ndërkombëtare
Të pakta janë udhëtimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti jashtë vendit k...
-
“Shyqyr që të kemi, o Kryeministër!” – Eman Rrahmani reagon ndaj pyetësorit për prindërit ku te gjinia figuron edhe opsioni “Tjetër”
Deputeti Eman Rrahmani ka reaguar ndaj një pyetësori që, sipas tij, u është s...
-
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës shoqërohet në polici, kërcënoi një kolege
Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, është shoqëruar ...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Washington, raportohet për paktën katër persona të plagosur
Të paktën katër persona janë qëlluar me armë zjarri të enjten në mëngjes në l...
-
Nis aksioni për menaxhimin e qenve endacakë në Pejë, apel pronarëve të mos i lëshojnë kafshët e tyre në rrugë
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë ka apeluar te pronar...
-
Një muaj paraburgim për shtetasin gjerman që u kap me 43 ar*më automatike në Gjilan
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar një muaj par...
-
Rama akuzon ministrat e Kurtit: Ndalni gënjeshtrat, mos i rrezikoni Lojërat Mesdhetare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të B...
-
Hoti në Bratisllavë, diskuton zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti po merr pjesë në një...
-
Rama takohet me Zelenskyn gjatë punimeve të samitit në Dublin
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka takuar këtë të enjte në Dublin presidentin ...
-
Sadiku për ndërprerjen e seancës: Kryetarja ndërpreu seancën me plotë të drejtë, por dje u sulmuam për mungesat
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka komentuar n...
-
Presidentja Shiroka-Pula takohet me guvernatorin e BQK-së, bisedohet për reformat financiare
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim guvernatorin ...































