Sport

Haxhi Krasniqi ngjitet në ring në nëntor për të mbrojtur titullin e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 13 October 2018

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, më 17 nëntor do të mbrojë për herë të parë titullin e Evropës në kategorinë super të mesme.

31 vjeçari nga Juniku më 17 nëntor do të ngjitet sërish në ring, për të mbrojtur për herë të parë titullin e Evropës në peshat Super të mesme.

Lajmi është bërë i ditur nga kompania menaxhuese e Krasniqit, SES Boxing.

-Advertisement-

“Për Krasniqin ky meç për titull do të jetë rast për të stabilizuar veten si kampion evropian dhe kështu të vazhdojë ëndrrën për meçe tjera për tituj më të mëdhenj”, ka shkruar SES Boxing të premten.

Kundërshtari i Krasniqit do të jetë gjermani Stefen Hartel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera