Lajme

Hashim Thaçi flet në telefon me Metën e Ramën pas tërmetit, Ushtria e gatshme për ndihmë

Autori: Halil Berisha 18:49 | 21 September 2019

Në mesditën e së shtunës një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë.

E dridhjet e tërmetit prej 5.8 ballësh u ndien edhe në Kosovë, derisa ky po konsiderohet më i madh tërmet që ka goditur Shqipërinë në 30 vitet e fundit.

E Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka treguar se pas tërmetit ka biseduar në telefon me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën e Kryeministrin Edi Ramën.

-Advertisement-

Thaçi, thotë se nga biseda telefonike u shprehi atyre solidaritetin e popullit të Kosovës dhe u ofroi ndihmë për tejkalimin e kësaj situate, shkruan gazeta inFokus.

“Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera