Lajme

Hasanpapaj: LDK e para në rritje, VV e para në zbritje, ky është vetëm fillimi

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 07 June 2026

Kandidati për deputet nga LDK Bardhyl Hasanpapaj ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve, duke vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës është në trend rritës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje po shënon rënie të mbështetjes.

Përmes një postimi Hasanpapaj ka deklaruar se zhvillimet aktuale politike janë vetëm fillimi i një ndryshimi më të madh në skenën politike të vendit.

“LDK e para në rritje, VV e para në zbritje! Ky është vetëm fillimi! S’keni parë gjë akoma”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Hasanpapaj ka theksuar gjithashtu se vullneti i qytetarëve nuk mund të ndikohet nga interesat e momentit, duke shtuar se “populli nuk blihet, vota nuk shitet”.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy