Sport

Harrojeni Francën, Kroacinë e Anglinë, kjo që ka bërë Kosova është e pabesueshme

Autori: Erion Maliqaj 14:46 | 18 November 2018

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, është ekipi i vetëm në Evropë që nuk ka pësuar as një humbje në të gjitha garat në vitin 2018 , shkruan Gazeta inFokus.

Kosova nuk di për humbje qe nga 10 tetori i vitit 2017, kur u mposhtë nga Islanda me rezultat 2-0.

-Advertisement-

Në vitin 2018 përzgjedhes  i Kosovës u emërua, zvicerani Bernard Challandes i cili ka reflektuar të Kosova, ku ne 8 ndeshje të zhvilluara deri me tani, Kosova ka 6 fitore dhe 2 barazime, duke shënuar 17 gola e pësuar vetëm 2.

Duhet cekur se Kosova ka edhe një fitore ne vitin 2017, kundër Lativisë të cilën e ka mposhtur me rezultat 4-3 në “Adem Jashari” në Mitrovicë, e udhëhequr nga ndihmës trajneri, Muharrem Sahiti.

Kosova do ta luaj edhe një ndeshje në vitin 2018, ku te martën në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë e pret Azerbajxhanin/Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera