Sport

“Unë besoj”, Arteta pret “asist” nga Tottenhami ose West Hami

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 13 May 2024

Arsenali iu fal golit të Trossard për të thyer Manchester United në “Old Trafford”. Goli i belgut solli tri pikët për Gunners, që do tashmë presin ndonjë dhuratë nga Tottenhami ose West Hami – dy kundërshtarët e Manchester Cityt – për të mbërritur te titulli kampion.

Trajneri Mikel Arteta beson te fitimi i Premier League, ndërkohë që analizoi triumfin ndaj skuadrës së Erik ten Hag. Ku ndër të tjera tha:

“Fitorja ishte detyrim. Ia dolëm të merrnim maksimumin në një fushë të vështirë. Jemi shumë të lumtur që fituam.

-Advertisement-

E filluam shumë mirë ndeshjen, e dominuam Manchesterin. Por nuk më pëlqeu shumë ajo çfarë ndodhi pasi shënuam golin. Nisëm të kthenim topin pas, ndërkohë që po e humbnim topin në zonë të rrezikshme.

Gjithsesi, ne u mbrojtëm shumë mirë dhe nuk u lejuam shumë hapësira kundërshtarëve. Truri im është i përqendruar plotësisht te kapja e Cityt dhe fitimi i titullit. Unë besoj”, theksoi tekniku spanjoll.

Arsenali e mbyll sezonin në Londër kundër Evertonit të Sean Dyche. Përballje e programuar për datën 19 maj.

Nëse “Topçinjtë” dhe City e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, kampione do të shpallet skuadra që ka golavarazhin më të mirë. Për momentin, Arsenali është +3 gola krahasuar me kampionët në fuqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera