Lajme

Haradinaj uron 8 Marsin: Roli i gruas në historinë tonë mbetet i pazëvendësueshëm

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 08 March 2023

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Haradinaj vlerëson se përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm.

“Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm”.

-Advertisement-

“Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Të jemi më aktiv në kërkim dhe promovim të barazisë gjinore dhe kërkues të pandalshëm në eliminimin e çdo forme të diskriminimit apo pabarazie ndaj grave, si në punësim, ashtu edhe në përfaqësim. Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera