Lajme

Haradinaj përkujton figurën e Rugovës: I nderuar që bashkëpunova me të në ditët e para të lirisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 21 January 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar figurën e presidentit Ibrahim Rugova, 17 vjet pas vdekjes së tij.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Rugova do të përjetësisht në kujtimet e tyre si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit.

Ai tha se ishte i nderuar që të bashkëpunonte me të në ditët e para të lirisë së Kosovës.

-Advertisement-

“Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur. E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera