Ekonomi

Haradinaj nuk i mbyll të gjitha lojërat e fatit

Autori: Sylejman Sylejmani 15:52 | 25 March 2019

Të martën Qeveria e Kosovës në rend dite ka shfuqizimin e ligjit ekzistues dhe ndalimin e lojërave të fatit.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet kryeministri, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta inFokus.

“Të nderuar qytetarë, për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Megjithatë, Gazeta inFokus ka mësuar se jo të gjitha lojërat e fatit do të mbyllen.

Lotaria e Kosovës do të hiqet nga lista e lojërave të fatit të cilat do të mbyllen me shfuqizimin e ligjit tanishëm.

“Me këtë Ligj ndalohen të gjitha lojërat e fatit me përjashtim të Lotarisë së Kosovës”, thuhet në një nen të ligjit të siguruar nga Gazeta inFokus.

Për këtë çështje, Gazeta inFokus ka kontaktuar edhe me Lotarinë e Kosovës.

Në një përgjigje, ata kanë thënë se nuk kanë njohuri se a do të mbyllen apo jo.

Megjithatë, shpresojnë që kjo të mos ndodhë.

“Shpresojmë që të mos e përfshijë Lotarinë e Kosovës pasi që ajo është  Shoqëri Aksionare (sh.a.) pronare e së cilës është vet Qeveria e Kosovës, është anëtare e Lotarive Evropiane si dhe është e certifikuar nga  Lotaritë Evropiane për Organizimin me Përgjegjësi Shoqërore. Deri më tani nuk kemi pas ndonjë takim zyrtar dhe jemi në pritje të mbajtjes së një takimi  në të ardhmen e afërt”, thuhet në përgjigjen e Lotarisë për Gazetën inFokus.

Gjatë ditës në media është raportuar se do të mbyllet edhe Lotaria e Kosovës.

E ministrat e kryeministrit Haradinaj kanë pranuar një raport prej 19 faqesh nga Shoqata e Lojërave të Fatit.

DOKUMENT: kockaret_watermark (1)

‘Kockarët’ kanë renditur argumentet e tyre se pse këto lojëra nuk duhet të mbyllen.

Gazeta inFokus e ka siguruar këtë raport dhe ka filluar t’i publikojë disa pjesë të tij. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera