Lajme

Haradinaj: Nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të Kurtit, deputetët mund ta refuzojnë shpërndarjen e Parlamentit

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 21 May 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është duke folur për situatën aktuale politike në emisionin “Desku” të KTV-së.

Ai ka folur për variante të ndryshme të vendimit të mundshëm nga Gjykata Kushtetuese.

Haradinaj ka thënë se në rast se Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të Kurtit, deputetët mund të mos e votojnë shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe vendi mund të mbetet me qeveri në detyrë.

“Nëse gjykata nuk jep version të caktum për këtë situatë, atëherë gjendja mbetet ashtu siç është, pra kemi qeveri në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinaj, akti i shpërndarjes së Parlamentit nuk është i lehtë.

“Por para zgjedhjeve duhet të shpërndahet parlamenti. Nuk është akt i lehtë shpërndarja e Kuvendit. Do dakordim të 2/3. Shpërndarja e parlamentit është bukur akt i vështirë”, deklaroi kryetari i AAK-së. “Ka logjikë që deputetët të mos e votojnë shpërndarjen e Kuvendit”, shtoi ai.

Të tjera