Lajme

Haradinaj lajmërohet nga Amerika: Aleanca e Kosovës me SHBA-të është e përjetshme

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 29 January 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është lajmëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po qëndron në vizitë.

Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e “Lutjeve të Mëngjesit”.

Ndër tjerash, Haradinaj ka shkruar në Facebook se “aleanca e Kosovës është e përjetshme”.

-Advertisement-

“Sot, po e nisi një javë të vizitës sime në Uashington, ku do të qëndroj dhe do të marrë pjesë në ceremoninë “Lutjet e Mëngjesit”. Gjatë kësaj vizite do të kem një agjendë e cila do të përfshijë takime në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe takime tjera me institucione të rëndësishme”.

“Ndjenjë e veçantë të takoj miqtë e vjetër të Kosovës, znj. Nancy Y. Bekavac, anëtare e Bordit të Universitetit Amerikan (AUK) dhe Shaun Burns, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë zëri ynë në Amerikë. Me këtë rast, i falënderova për gjithë kontributin e tyre që kanë dhënë me dekada, në veçanti për miqësinë dhe besimin e tyre në Kosovë“, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj.

”Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë që aleanca me ShBA-të është e përjetshme dhe duhet të mirëmbahet me punë, komunikim të sinqertë dhe bashkëpunim të vërtetë“, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera