Lajme

Haradinaj kujton vëllain e tij: Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 16 April 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij Shkëlzen Haradinaj, në 23 vjetorin e rënies së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se ka bërë homazhe në Gllogjan dhe në Maznik.

“Ata ranë, që të ngritet populli i shkelur dhe u ngritën së bashku me të drejtën e tij për të jetuar i lirë në tokën e stërgjyshërve.
Në Gllogjan dhe Maznik, nderuam veprën heroike të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj, trima sypatrembur, mburojë për popullin dhe Atdheun”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka thënë se pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera