Ekonomi

Haradinaj: Kosova me potencial dhe kushte të mira për invenstitorët

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 17 March 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me përfaqësues të Kompanisë MNG Group, të kryesuar nga Mehmet Nazif Gynal, ka shpalosur punën e qeverisë.

Ai ka theksuar se Kosova ka shënuar përmirësim të madh rreth të të bërit biznes dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte, duke thënë se Kosova ka potencial për investime dhe ofron kushte të mira bashkëpunimi në kuadër të punës për zhvillimin  ekonomik

“Kosova është një ekonomi e vogël, por me potenciale të mëdha. Jemi të përkushtuar si Qeveri që të ofrojmë kushte të volitshme për të gjithë investitorët e huaj, që ata të ndjehen të sigurt”, tha kryeministri Haradinaj, duke e ftuar delegacionin për investime direkte në fushën e infrastrukturës.

-Advertisement-

Kompania MNG Group, shprehu interesim për investime të mëdha kapitale në Kosovë, me fokus të posaçëm në projektin e gazsjellësit që e lidhë Shqipërinë me Kosovën, por edhe në projekte të mëdha të karakterit publik dhe atij publiko-privat.

Takimi me delegacionin e biznesmenëve nga MNG Group u bë pas prezantimit paraprak të shumë projekteve të Kosovës në Samitin e Londrës, në shkurt të këtij viti. Plot 39 projekte me vlerë prej 600 milionë euro janë prezantuar nga Kosova në këtë Samit si plan për thirrjen e investitorëve të huaj për të investuar në vend, projekte këto që janë tejet të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës./Infokusi.com

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy