Lajme

Haradinaj “i ashpër” me BE-në: Faleminderit për ndërmjetësimin, koha ta dorëzoni portfolion te Biden

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 19 August 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me takimin e djeshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mbajtur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai është shprehur se dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të kthehet prapa, e të bisedohen temat e njëjta.

“Zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin, duhet të ndodh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të rikthehemi prapë të flasim për të njëjtat tema”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Ai po ashtu i ka shprehur mirënjohje BE-së për lehtësimin e dialogut, por siç tha, është momenti që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden.

“Amerika kësaj here i dha shtytje procesit të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi. Duke i shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi”, ka përfunduar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera