Lajme

Hamza: PDK-ja nuk pranon kushte, Ligji për Specialen është çështje shumë më e madhe se partia

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 06 October 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK-ja nuk pranon kushte lidhur me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se kjo çështje duhet të trajtohet ndaras nga temat e tjera politike.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Hamza tha se Ligji për Specialen nuk është prioritet vetëm i PDK-së, por një çështje që, sipas tij, është shumë më e madhe se vetë partia.

“PDK-ja nuk pranon kushte. Flasim me respekt, flasim me prioritete. Nuk është ky prioritet vetëm për PDK-në, nuk është ligji veç për PDK-në. Ligji është për një çështje shumë më të madhe se PDK-ja. Prandaj, janë çështje të ndara”, deklaroi Hamza.

-Advertisement-

Ai foli edhe për procedimin e ligjit në Kuvend, duke thënë se pas votimit në lexim të parë, pret që deputetët ta votojnë edhe në lexim të dytë.

“Dje është proceduar në seancë, ligji është votuar në lexim të parë dhe jam me shpresë dhe i lus prapë që ta kalojnë ligjin edhe në votim të dytë”, tha Hamza.

Deklarata e tij vjen në kohën kur po zhvillohen diskutime politike rreth Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy