Lajme

Hamza pas konfirmimit të Sejdiut se është tërhequr nga gara: “E patë edhe vetë, kjo është veç “hajt të flasim e të thojmë”

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 06 October 2026

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar konfirmimin e Bekim Sejdiut për Gazetën Infokus se është tërhequr nga gara për president.

Në një konferencë për media, Hamza ka thënë se çështja e Sejdiut nuk ka qenë pjesë e ndonjë marrëveshjeje me PDK-në, duke iu referuar edhe raportimeve të fundit për të.

“Marrëveshja me zotërin Sejdiu nuk është marrëveshje me PDK-në, është marrëveshje me një subjekt tjetër politik. Dhe i patë edhe vetë lajmet që kjo është veç ‘hajt të flasim e të thojmë’. Ajo është marrëveshje me LDK-në”, ka deklaruar Hamza.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se nuk ka vërejtje personale apo politike ndaj Sejdiut, por ka theksuar se një marrëveshje e tillë nuk është arritur në tavolinën e PDK-së.

“As nuk kam vërejtje personale, as politike në raport me zotërin Sejdiu, por nuk është marrëveshje në tavolinë. Është marrëveshje jashtë tavolinës së PDK-së. Nëse keni marrëveshje me LDK-në, urdhëro, bëje”, ka thënë Hamza.

Deklarata e Hamzës vjen pasi Bekim Sejdiu ka konfirmuar për Gazetën Infokus se nuk është më pjesë e garës për president./Gazeta Infokus 

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy