Lajme

Hamza: Kurti e di qëndrimin e PDK-së, nuk është çështje emrash për nënkryetarët e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 09 September 2026

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se çështja e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nuk lidhet me emrat e kandidatëve, por me respektimin e Kushtetutës dhe rregullave për përfaqësimin e subjekteve politike.

Në një lidhje telefonike në Debat Plus, Hamza tha se qëndrimi i PDK-së është i qartë dhe se postet e nënkryetarëve u takojnë subjekteve politike sipas radhës së përcaktuar me Kushtetutë

“E din ai [Kurti] qëndrimin e PDK-së, ia kam bërë shumë të qartë. Është e rregulluar me Kushtetutë kujt i takojnë nënkryetarët. Janë poste që iu takojnë subjekteve politike sipas radhës, qysh janë zgjedhur në të kaluarën, dhe kjo e ka logjikën e vet. Me i pasë opozita numrat është pozitë”, deklaroi Hamza.

-Advertisement-

I pyetur nëse duhet të diskutohet për ndërrimin e emrave të kandidatëve për nënkryetarë, Hamza tha se kjo nuk është çështje emrash.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy