Lajme

Hamza kërkon procedimin e ligjit për Specialen

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 25 September 2026

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar rreth mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Duke iu përgjigjur gazetares së Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, Hamza bëri të ditur se partia e tij kërkon procedimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Procedimi i ligjit, konstituimi i komisioneve funksionale. Ne sot do të kërkojmë që ligji të procedohet, normalisht ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe normalisht që vendimi i Kushtetues është i qartë”, tha ai.

-Advertisement-

PDK-ja është deklaruar se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy