Lajme

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: “Ligji për Specialen po tentohet të shndërrohet në pazar të minutave të fundit”

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 06 October 2026

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur konferencë për media pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke reaguar ndaj diskutimeve për Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Hamza ka thënë se mënyra se si po diskutohet për këto çështje nuk është serioze dhe ka kundërshtuar ndërlidhjen e votimit të Ligjit për Specialen me zgjedhjen e presidentit.

“Kjo çka po shohim dhe çka po dëgjojmë nuk është aspak serioze për vendin, për temat për të cilat po bisedojmë. Kjo temë po tentohet të shndërrohet në pazare të minutave të fundit”, ka deklaruar Hamza.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se çështja e ligjit, sipas tij, nuk i përket vetëm PDK-së.

“E kam thënë dhe po e përsëris: çështja e ligjit nuk është temë, nuk është çështje që i takon veç PDK-së. Po flasim për historinë, për të tashmen, për të ardhmen. Po flasim për luftën e drejtë të zhvilluar përmes UÇK-së”, tha Hamza.

Kreu i PDK-së ka akuzuar Kurtin se synimi i tij është zgjedhja e një presidenti politik dhe, siç u shpreh ai, “kapja” e institucioneve të shtetit.

“Qëllimi këtu është që me pas një president politik dhe me përmbyll, me pas pastaj 100 për qind kapjen e institucioneve të shtetit. Ai veç sot ka qëndrime të ndryshme”, deklaroi Hamza./GazetaInfokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy