Lajme

Hamza fton Haxhiun ta thërrasë seancën e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 06 October 2026

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, bashkë edhe me deputetët e kësaj partie iu drejtuan qytetarëve në një konferencë për media.

Ai tha se ka dërguar kërkesë zyrtare për thirrjen e seancë nga ana e kryetares Albulena Haxhiu.

Hamza tha se PDK-ja ka dërguar kërkesë zyrtare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme dhe se janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme nga deputetët e grupit parlamentar dhe Aleancës.

-Advertisement-

“Ne kemi dërguar ftesë dhe kërkesë zyrtare znj. Haxhiu. I kemi mbledhur nënshkrimet e deputetëve për seancë të jashtëzakonshme. Kemi dërguar ftesë e lutje edhe te VV-ja, LDK-ja dhe deputetët joshumicë që të na japin nënshkrimin”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka kërkuar që ligji të miratohet në lexim të dytë, duke thënë se, sipas tij, nuk ka pengesa procedurale apo politike për kalimin e tij.

“Ne kërkojmë që ligji të aprovohet. Nuk ka asnjë arsye që ligji të mos aprovohet. Nuk ka as pengesa procedurale dhe nuk do të ketë as pengesa politike apo mosvullnet nga partitë tjera politike. Ka kaluar në leximin e parë dhe presim të kalojë në leximin e dytë”, tha ai.

Hamza theksoi se, sipas tij, bëhet fjalë për një ligj që nuk i përket vetëm PDK-së, por që lidhet me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

“Nuk është ligj për PDK-në, është ligj për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Është ligj për luftën e Kosovës për liri e pavarësi përmes UÇK-së”, u shpreh Hamza.

Ai bëri të ditur gjithashtu se ka zhvilluar takime me liderët e partive politike për të kërkuar mbështetje për këtë nismë.

“I kam taku liderët e të gjitha partive politike, kam bisedu, kam kërku përkrahje, i kam sqaru. Nuk dëshirojmë të pengojmë drejtësinë, jemi tu kërku drejtësi”, tha Hamza

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy