Rozë

Halle Berry ka jetuar në qendrën e të pastrehëve, as nëna nuk e kishte ndihmuar

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 11 August 2017

Halle Berry ka hapur zemrën për mediat amerikane dhe ka zbuluar disa të pathëna deri më tani rreth jetës.

Aktorja hollivudiane ka treguar se për një kohë ka jetuar në qendrat e të pastrehëve në qytetin e New Yorkut.

Madje, fituesja e një çmimi Oscar kishte telefonuar nënën për ta ndihmuar, gjë që kishte hasur në përgjigje negative duke i thënë që të mundohej vetë.

-Advertisement-

Halle Berry kishte fituar në vitin 2002 çmimin Oscar si artisja e vitit në saje të filmit “Monster’s Ball”

Më pas aktorja 50-vjeçare nuk kishte komunikuar me të ëmën për gjatë një viti deri sa ajo kishte filluar të bëhej e pavarur.

Halle pohon ndër të tjerash se nëna kishte vepruar drejt dhe se kjo e kishte mësuar atë se nëse do diçka duhet të punon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera