Lajme

Hakmarrja e Putinit ndaj civilëve, Kyivi sot u bombardua me 75 raketa

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 10 October 2022

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas mëngjesin e sotëm. Sulmet e njëpasnjëshme ndodhën vetëm disa orë pasi Vladimir Putin “akuzoi” forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin në urën e Krimesë. Shefi ushtarak i Ukrainës ka deklaruar se 75 raketa janë lëshuar nga forcat ruse.

Të paktën tetë civilë janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse me raketa këtë mëngjes në Kyiv. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i ministrit të brendshëm ukrainas, raporton BBC.

Sakaq bëhet me dije se bombardimet ruse kanë dëmtuar 15 automjete në kryeqytetin ukrainas.

-Advertisement-

PAMJE KËTU

Shefi ushtarak i Ukrainës ka deklaruar se 75 raketa janë lëshuar nga forcat ruse deri më tani në valën e sulmeve mëngjesin e sotëm.

Gjenerali Valeri Zaluzhnyi tha në një mesazh në Twitter se 41 prej tyre janë neutralizuar nga forcat ajrore.

BBC nuk mund të verifikojë këtë informacion, por sipas gazetarëve janë dëgjuar shpërthime edhe nga qytete të tjera anembanë vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera