Lajme

Haradinaj: Reagimi i Bogujevcit i tepruar, unë s’bëra propozime, por vetëm dhashë emra që më lehtë i votojmë për kryekuvendar

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 22 April 2025

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, në një prononcim për televizionin T7 ka folur për reagimin e deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci, meqë Haradinaj ka thënë se AAK ka votë për kryetar të Kuvendit, nëse Vetëvendosje e propozon Bogujevcin ose Shqipe Selimin, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se reagimi i Bogujevcit i është dukur i tepruar dhe ka thënë se AAK s’ka propozuar kandidat, por meqë VV ka kërkuar marrëveshje politike, ka përmendur dy emra të cilët AAK s’e ka problem që t’i votojë.

Kreu i AAK-së ka thënë se nëse do të ishte propozim që e bën partia e tij, do të propozonte deputeten Time Kadriaj.

-Advertisement-

“Reagim i tepruar mu duk. Na nuk e kem propozuar. Me qenë propozim i imi, shkon Timja,  por meqë VV po kërkon marrëveshje politike, po lypë votë prej opozitës, ne po i themi në rregull dhe kërkojmë dikë që e kemi më të lehtë me e votue. Për Sarandën s’e kam problem me ia qitë votën, kuptohet edhe për Shqipen”, ka thënë Haradinaj për T7.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera