Lajme

Vdèkja e Papa Françeskut, ky është 9 ditëshi i vàrrimit më interesant që vazhdon tashmë e qindra vjet në Vatikan

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 22 April 2025

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake nga Amerika Latine, ka vdekur të hënën në orën 7:35, shkruan Gazeta Infokus.

Ai vdiq moshën 88 vjeçare dhe kjo ngjarje inicon ritualin e vjetër qindra vjeçar për ta zgjedhur liderin e ri i cili do ta pasoj Argjentinasin.

Vdekja e Françeskut, i cili u bë papa i parë latino-amerikan në vitin 2013 dhe ishte një nga papët më të vjetër në historinë e kishës, erdhi disa javë pasi ai u lirua nga një spital i Romës, pasi u përball me një rast kërcënues për jetën e pneumonisë në të dy mushkëritë.

-Advertisement-

Nga viti 1998 dhe deri në zgjedhjen e tij si papë, ai shërbeu si Arqipeshkv i Buenos Airesit dhe u bë kardinal në vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II. Përveç gjuhës amtare, spanjishtes, Papa Françesku fliste rrjedhshëm italisht dhe gjermanisht.

Më 21 shtator 2014 realizoi vizitën e parë në Evropë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku mbajti edhe një meshë solemne në Sheshin Nënë Tereza, një fjalim dhe takim në Presidencë dhe shëtitje shenjtëruese në bulevardin e kryeqytetit mes mijëra pjesëmarrësve dhe besimtarëve.

Se çfarë ndodh pas vdekjes së një pape, dhe cilat janë ritualet që do të mbahen, më poshtë mund ta ndiqni storjen e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera