Lajme

Hajrulla Çeku: Frymë e re në GKK me program vjetor si asnjëherë më parë

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 05 January 2023

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka thënë se Galeria Kombëtare e Kosovës po vjen me program vjetor si asnjëherë më parë.

Sipas tij, buxheti vjetor i GKK-së është rritur për afër 65 për qind në krahasim me vitin paraprak.

“Galeria Kombëtare e Kosovës me program vjetor si asnjëherë më parë. Jo vetëm ekspozita, edhe mediume të tjera. Emra të etabluar të artit, artistë të rinj premtues, hulumtues, studiues e kuratorë. Një përmbajtje plot cilësi e provokim artistik. Nga Lumturi Blloshmi te Haveit, nga Agush Beqiri te Erëmirë Krasniqi, Sezgin Boynik, Fatmir Mustafa Karllo, Genc Kadriu, Blerta Hoçia dhe shumë të tjerë”.

-Advertisement-

“Këshilli i ri Drejtues i GKK-së që kryesohet nga Renea Behluli, e në përbërje ka edhe Linda Gusian, Artrit Bytyçin, Agron Blakçorin, Somer Şpatin, Guri Çavdarbashën dhe Arlinda Hajrullahun po i prinë reformës së themeltë të institucionit. Përveç UD drejtores së re Alisa Gojani Berisha, ekipit të GKK-së rishtazi iu bashkuan edhe profesionistë të rinj si Hana Halilaj në pozitën e kuratores, Vlora Hajdini dhe Shkamb Jaka”.

Tutje, ministri thekson se fuqizimi i stafit aktual dhe angazhimi i profesionistëve të tjerë do të vazhdojnë gjatë vitit.

“Buxheti vjetor i GKK-së është rritur për afër 65 përqind në krahasim me vitin paraprak. Një segment i ri i punës së Galerisë do të jetë Programi Edukativ, me fokus te fëmijët dhe të rinjtë”.

“Blerja e veprave nga artistët vendorë do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2023. Për sivjet janë ndarë 350 mijë euro për këtë program. GKK me sukses po administron dhe ekspozon koleksionin e 80 veprave të artit të blera vitin e kaluar. Koleksionit shtetëror të artit së shpejti do t’i shtohen edhe 31 vepra të blera nga ekspozitat e Manifesta 14 Prishtina”.

“Gjatë këtij viti nisë edhe procesi i restaurimit të ndërtesës së GKK-së, ndërsa me prioritet trajtohet hapësira e deposë. Për restaurimin e veprave të artit dhe zhvillimin e shkathtësive të brendshme, Galeria gjatë vitit do të angazhojë restauratorë nga shtete evropiane”.

Për t’u informuar më shumë rreth programit të GKK-së për vitin 2023, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera