Hahn në Maqedoni: Përmirësoni jetën e qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus
11:43 | 27 June 2017
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn erdhi në Shkup me një mesazh për të gjitha palët: që të përqendrohen tek detyrat, të cilat i kanë para vetes. E ato janë reformat e duhura që do ta çonin vendin drejt integrimit evropian.
Zoti Hahn e bën vizitën e parë pasi Maqedonia zgjodhi qeverinë e re. Ai mori pjesë në një seancë të qeverisë në Shkup lidhur me çështjet me përparësi për Maqedoninë, ndërkohë që theksoi se po vëren një klimë të përshtatshme në vend dhe një dinamikë pozitive të qeverisë së re në zbatimin e veprimtarive në të mirë të qytetarëve.
Komisioneri Hahn u bëri thirrje të gjitha partive politike, gjyqësorit, e medias që të përqëndrohen në krijimin e një shteti modern dhe funksional. Ndërsa theksoi disa herë që debati politik të zërë vend vetëm në parlament.
Ndërkohë, kryeministri maqedonas Zoran Zaev theksoi shpresat për marrjen e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, pasi vendi të ketë marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian në vjeshtën që vjen.
Zaev tha se në atë që njihet si udhërrëfyes, e që përban reformat e domosdoshme, janë sundimi i ligjit, liria e medias, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe raporti i eksperit gjerman Rajnhard Pribe. Dokumenti duhet të jetë gati deri më 1 korrik.
Ndërkohë, kryeministri maqedonas duke u përgjigjur në lidhje me problemin e emrit të Maqedonisë me Greqinë fqinje, tha se është “i bindur që problemi mund të zgjidhet duke ndërtuar një atmosferë miqësore; mirëbesimi i ndërsjelltë në të gjitha fushat do të mund të hapë kushte të paktën minimale për të biseduar në mënyrë të hapur për një çështje thelbësore, siç është ajo e emrit”, tha zoti Zaev.
Ndërkaq, komisioneri evropian Johannes Hahn takoi edhe drejtuesit të tjerë politikë, ndërsa paralajmëroi se prej të martën në Shkup të vijnë ekspertët e BE-së për të ndihmuar vendin në përpjekjet e tij drejt integrimit.
Maqedonia ka marrë statusin vend kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të 2005-ës, por prej atëherë nuk ka shënuar ndonjë përparim drejt strukturave të BE-së./VOA

T� tjera
-
Sadiku kritikon Kurtin për situatën energjetike: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Q...
-
Hykmete Bajrami kërkon përgjigje publike nga ZRRE për licencën e kompanisë EFT
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për ...
-
Dita e Alfabetit, Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu përkujtoi 22 nëntorin e vitit 1908, ku...
-
“Të jeni gjenerata e fundit që lindni në luftë”, mesazhi prekës i Hashim Thaçit i vitit 2018 që u publikua sërish
Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në profilin e ...
-
Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë: Kishte arsye humanitare bindëse për vizitën
Gjykata Speciale bëri të ditur dje pas orës 17:00 se Jakup Krasniqi është kth...
-
Dita e Alfabetit, Presidentja: Shqipja është trashëgimia e përbashkët, një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës sonë ndër shekuj
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula tha se “Alfabeti i gjuhës shqipe ...
-
52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundi...
-
Sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Rama poston një video: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë
Sot, më 22 nëntor, është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila festohet ç...
-
Mashtronte me vetura të marra me qira, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë arritu...
-
Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi
Kryeministri sllovak Robert Fico ka sugjeruar që Komisioni Evropian (KE) të m...
-
“Jam në bisedime”, Melania Trump paralajmëron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka deklaruar...
-
Mustafa: Qeveria të tregojë cilat kompani serbe kanë tregtuar energji me Kosovën dhe sa ishte vlera e importit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kërkuar nga Qeve...
































