Lifestyle

Gruaja e lindur pa krahë bëhet pilotja e parë e licencuar!

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 23 May 2019

Jessica Cox, 36 vjeçe, nga Phoenix, Arizona, lindi pa krahë pasi vuante nga një sindromë e njohur si “amelia” e cila nuk lejon zhvillimin e gjymtyrëve të sipërme.

Kjo sëmundje është aq e rrallë sa nuk dihet se sa njerëz mund të jenë të prekur në SHBA. Megjithatë kjo gjë nuk e pengoi që të trajnohej për të fluturuar duke përdorur këmbët në vend të duarve.

Cox u certifikua në tetor të vitit 2008 nga Administrata Federale e Aviacionit për të fluturuar me një “Ercoupe”, një avion të lehtë me një motor të vetëm. Ajo i ka përdorur këmbët edhe për të luajtur piano, për të ngarë një makinë, për të ushtruar taekwondo apo për të qenë edhe një zhytëse e certifikuar. Mjekët asnjëherë nuk e kanë evidentuar as në ekot e shtatzënisë të së ëmës se Jessica kishte një problem me gjymtyrët e saj. Shumica e atyre fëmijëve që lindin me këtë sindromë, nuk arrijnë që të jetojnë pasi kanë edhe probleme të tjera të zhvillimit.

-Advertisement-

Gjatë gjithë këtyre viteve ajo është përpjekur që të jetojë si gjithë të tjerët, ndonëse është përballur me paragjykime të shumta për mangësinë e saj fizike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera