Rozë

Gruaja e Ermalit takon burrin e Kim Kardashianit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 22 September 2017

Ajo është njëra ndër nuset më të përfolura në mediet rozë.

Bëhet fjalë për Arianën, bashkëshorten e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu.

Ariana përveç kësaj gjithmonë është në qendër të vëmendjes për shkak të elegancës së saj, bukurisë e përkushtimit të saj si nënë, bashkëshorte dhe si një nuse shumë e respektueshme.

-Advertisement-

E së fundmi ajo së bashku me bashkëshortin e saj Ermalin pas pushimeve luksoze në Turqi tani kanë ndryshuar përsëri destinacionin.

Çifti simpatik këto ditë janë duke qëndruar në Frankfurt të Gjermanisë.

Kur viziton vende të ndryshme të botës, atëherë ndodh të takosh edhe persona të njohur, transmeton express.

Kjo ka ndodhur edhe me Arianën e cila ka takuar një ndër reperët më me emër në botë.

Bëhet fjalë për Kanye West, bashkëshortin e bukuroshes Kim Kardashian.

Këtë moment teksa e takon reperin, Ariana nuk ka hezituar ta publikojë në rrjetet sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera