Sport

Griezmann zbulon të ardhmen e tij

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 15 June 2018

Pas disa muaj spekulimesh, Antoine Griezmann ka zbuluar se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi francez do të qëndrojë te Atletico Madrid, duke refuzuar ofertën e Barcelonës.

Pritet që tashmë Griezmann të nënshkruajë një kontratë të re me bardhekuqtë, me një rritje page të ndjeshme.

-Advertisement-

Barcelona ishte gati të paguante 100 milionë eurot e klauzolës së numrit 7 të Atleticos, ndërsa vetë Atletico kishte bërë gati kontratën e re dhe të majme për futbollistin.

Griezmann vendosi: do të jetë sërish bardhekuq dhe do të jetë një nga futbollistët më të paguar të botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera