Zgjedhjet 2021

Grejkoci, Savrova dhe Gelanca në frymën rugoviane

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 06 February 2021

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sali Asllanaj ka vazhduar me takime në fshatin Grejkoc, Savrovë dhe Gelancë me ç’rast ka falenderuar të gjithë strukturat e nëndegëve të këtyre fshatrave për ndihmën e parezervë edhe në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit.

Mbështetja edhe nga këto tri fshatra është e madhe, si çdoherë tjetër kur është bërë fjalë për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Sali Asllanaj, një figurë e njohur për të gjithë banorët e komunës së Suharekës dhe më gjerë, u shpreh i lumtur që përkrahja që po e merr nga të gjitha strukturat e degëve dhe nëndegëve nga Komuna e Suharekës, do të sjell edhe rezultatin e fitorës në këtë komunë.

-Advertisement-

Ish kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj, edhe në të kaluarën e ka pasur elektoratin e gjerë para vetës, duke i besuar kështu për tri mandate ne pozitën e udheheqësit të Komunës së Suharekës dhe një mandat prej deputeti në vitin 2010-2013.

Kandidati për deputet Sali Asllanaj mban numrin 41 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera